Bleona Qerreti gati për famën në Shqipëri, i thotë “po” Big Brother Vip 3

by Merita

Kanë mbetur më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë. Një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qerretit.

Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni. Burime për ‘Panorama’,kanë mësuar se Bleona do të jetë konkurrente në këtë format.

banner

Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga mediat në Shqipëri, duke i munguar si skenës ashtu edhe mediave. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Sakaq, emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë “po” ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë “reality show”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy