Presidentja nis takimet me partitë, i pari shkon Abdixhiku – flasin për dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku, siç njofton Presidenca, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, dhe specifikisht, draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenca njofton se në takim, Osmani “e ka njoftuar z.Abdixhiku për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë”, thuhet në njoftim.

“Më tej, Presidentja Osmani me z.Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit”, njofton tutje Presidenca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy