30 milionë kërkesa për bileta për Evropianin e Gjermanisë, shqiptarët ndër kombëtaret dominuese

by Merita

Ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, vendet dhe oraret u zbuluan pas shortit të turneut final në Hamburg të Gjermanisë, më 2 dhjetor.

Më pas, një fazë aplikimi për bileta kushtuar mbështetësve të ekipeve kombëtare pjesëmarrëse u hap deri më 12 dhjetor dhe tifozët treguan kërkesa të mëdh për të qenë pjesë e turneut final të vitit të ardhshëm në dhjetë qytete pritëse gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik.

banner

Çdo kombëtare pjesëmarrëse mori 10,000 bileta për tifozët e tyre për çdo ndeshje dhe disa kombëtare kanë shitur me sukses të gjitha alokimet e tyre të biletave direkt në klubet e tyre të tifozëve dhe në përputhje me parimet e tyre të përcaktuara të shitjes.

Biletat e mbetura do të ndahen si pjesë e shortit të zhvilluar nga UEFA.

Faza e aplikimit të biletave për tifozët e kombëtareve pjesëmarrëse në numra:

  • Në total, më shumë se 30 milionë aplikime për bileta u pranuan nga 206 vende midis 2 dhe 12 dhjetorit.
  • Krahasuar me fazën e parë të aplikimit për publikun e gjerë, ku 35% e biletave kërkoheshin nga tifozë jashtë Gjermanisë, gjatë kësaj faze aplikimi ky numër u rrit në 59%.
  • Përveç tifozëve të Gjermanisë, më shumë bileta kërkuan edhe tifozët që mbështesin Turqinë, Hungarinë, Anglinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
  • Biletat për vendet kryesore që u ofruan për herë të parë kanë pasur një kërkesë të madhe nga tifozët që dëshirojnë të shikojnë një ndeshje nga vendet e vendosura në qendër brenda kategorisë 1.

UEFA ka njoftuar se do të mbahet shorti ku kërkesa ka tejkaluar numrin e biletave të disponueshme. Tifozët do të informohen deri në fund të janarit 2024 nëse kërkesa e tyre për biletë në këtë fazë aplikimi ishte e suksesshme.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy