Asociacioni pika e “nxehtë”: Takimet me opozitën dhe paralajmërimi i Osmanit për dërgimin e draftit në Kushtetuese

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet me opozitën pë çështjen që po shihet si pikë e nxehtë e procesit të dialogut, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për çka tashmë është propozuar një draft statut, që sipas SHBA-së përmbush të gjitha kriteret që i parashohin ata.

Të hënën, Osmani e priti në një takim në zyrën e saj Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

banner

Osmani bisedoi me liderin e LDK-së për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin “ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.”

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë ua dorëzuan më 21 tetor propozimin për draft-statutin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se draft-statuti është “i pranueshëm sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ditëve të fundit, drafti u është dorëzuar edhe partive opozitare në Kosovë.

Abdixhiku, sipas njoftimit të Presidencës, ka shprehur shqetësimet e tij rreth përmbajtjes së draft-statutit.

“Janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare, njoftoi Presidenca.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë më 13 dhjetor se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë.

“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e drafit të propozuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy