Takimi në Shkup: “Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut”

by Merita

Ambasadori i Kosovës në Shkup Florian Qehaja ka thënë dje se Kosova ka përkushtim të palëkundur ndaj vlerave që promovon nisma rajonale ShBA-Karta e Adriatikut.

Në fjalimin e tij, Ambasadori Qehaja nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta që promovon kjo nismë e që ndërlidhen me prosperitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Ai nënvizoi progresin e shtetit të Kosovës për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes duke përmendur shtimin e buxhetit në 2% të GDP sipas standardeve të NATO-s.

Qehaja shtoi se FSK është gati për të arritur interoperabilitetin në mbrojtje në vazhdën e një ambienti kompleks të sigurisë.

“Në fund u miratua një deklaratë e përbashkët ku, në mes të tjerash dënon në termat më të fuqishëm sulmin terrorist në Banjskë përderisa bën thirrje për zgjerimin e nismës me Kosovën si anëtare e plotë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023