Prishtina ka konfirmuar vendin dhe datën për finalen e madhe ndaj Ballkanit në Supërkupën e Kosovës.
Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.
Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit dhe fituesi i Kupës do të ndeshen mes vete në këtë muaj.
Ballkani si kampion dhe Prishtina si fitues i edicionit të fundit të Kupës së Kosovës do të ndeshen mes vete në finalen e Superkupës.
Klubi kryeqytetas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 20 janar 2024.
“FC Prishtina do të tentojë Superkupën e 11-të në përballje me FC Ballkani më 20 janar në Antalya të Turqisë”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.