Pacolli: Lidershipi i LDK-së më dëmtoi imazhin me nxitje të opinionit publik kundër meje

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës se e kanë dëmtuar imazhin e saj, duke e nxitur opinionin publik që ta kritikojnë atë pas pezullimit të punimeve në rrugën “A”.

Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Pacolli ka thënë se LDK-ja ka bërë thirrje për qytetarët që ta kritikojnë për një ndërhyrje që sipas saj, nuk e ka bërë.

“Lidershipi i LDK-së e ka dëmtuar imazhin tim, ka bërë edhe thirrje për qytetarët që të më kritikojnë, të më kërcënojnë për një ndërhyrje që nuk e kam bërë fare. Nuk ka pasur kërcënime, ka pasur fyerje të rënda që i kam mbledhë dhe janë deponuar bashkë me lëndën. Këta e kanë nxitur opinionin publik kundër meje dhe kjo është e dëmshme, prandaj e kam ngritur padinë sepse nuk mund ta nxitësh qytetarin e Prishtinës për një person që punon për kryeqytetin”, ka thënë Pacolli

Deputetja e LVV-së ka thënë se pret që gjykata ta trajtojë me seriozitet padinë e saj për shpifje ndaj udhëheqësve të LDK-së.

“Kam vendosur t’i padis për shkak të shpifjes që kanë bërë. Ishte interesant se si për një rast që i kishte rënë me short motrës sime të merrej me rrugën A, filluan të më sulmonin mua kinse unë paskam ndikuar në vendimin e motrës sime. Pres që gjykata ta trajtojë padinë me seriozitetin më të lartë sepse kjo nëse adresohet si rast, dërgon një mesazh shumë të qartë për secilën figurë publike që nuk mund ta sulmosh dikë që nuk ka kurrfarë ndikimi në rastin, kështu që gjykata mund të vendosë në mënyrë të drejtë”, ka theksuar ajo.

Pacolli më tej ka thënë se kompania që e ka fituar tenderin për ta ndërtuar rrugën është dënuar për falsifikim të dokumenteve

“Këtu tregohet se vendimi ka qenë korrekt sepse ka manipulim. Në këto raste kur ka diçka të tillë, duhet t’ia lësh gjykatës që ta zgjidhë problemin”, është shprehur ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy