87
Autori i sulmit masiv me armë në një universitet të Pragës në Çeki është një djalë 24-vjeçar, banues në një fshat rreth 21 km larg kryeqytetit. Ai ishte student në të njëjtin universitet.
Nga të shtënat mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i sulmit. BBC, raporton se babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme.