35
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani i cili ndodhet në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se më në fund do të firmoset marrëveshja e pensioneve.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, thuhet në postimin e Ramës.