Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për sondazhin e publikuar sonte që nxorri Lëvizjen Vetëvendosje të parën, tha se është “sondazh i porositur”.
Xhemaili në reagimin e tij thotë se ‘sondazhet e porositura si ky i sotëm janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit’ nga ana e partisë në pushtet
Reagimi i plotë:
Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet duke i dhënë epitetin vetes si ‘qeveri e shpresës’, duke premtu zhvillim, por në fakt sollën vetëm dështim, varfëri e dobësim të shtetit. Sondazhet e porositura si ky i sotëm janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit, sikurse paralajmërimet për luftë.
Mashtruesve i’u ka dalë afati. Kot e keni!