Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

by Nexhat

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku.

Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë.

“Çdo gjë që ka ndodhur të dielen ishte e tmerrshme. Unë e dënojë fuqishëm vrasjen e një polici. Po ashtu edhe përdorimin e tmerrshëm të dhunës nëse ka ndodhur duhet dënuar”,tha Miketiq për Euronews Albania përcjell Klankosova.tv

“Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar, kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, theksoi ai.

Deputeti i partisë “Zajedno” apo (Së Bashku) tha se e kishte pyetur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me informacionin se nënkryetari i listës serbe Milan Radojiçiq, ishte në mesin e sulmuesve të policisë së Kosovës, gjë që siç tha serbët kanë nevojë ta dinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy