Zgjedhjet në Turqi 2023: Votimi po zhvillohet në një garë të ngushtë

by informim

Sot po zhvillohen votimet në zgjedhjet në Turqi ku presidenti Rexhep Tajip Erdogan kësaj rradhe po përballet me sfidën më të madhe politike të qeverisjes së tij prej dy dekadash.

Më shumë se 64 milionë votues me të drejtë vote do të hedhin votën e tyre sot për të zgjedhur një president dhe parlament për një mandat pesë-vjeçar.
Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 17:00. Organizatave mediatike u ndalohet të raportojnë rezultate të pjesshme deri në orën 21:00.

banner

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazhi i 28 majit.
Çështjet kryesore të zgjedhjeve janë ekonomia, operacionet e ndihmës ndaj tërmeteve, ikja e trurit, refugjatët dhe vlerat dhe identiteti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy