153
Një i mitur është therur me thikë të martën në Gjakovë. Rastin në Polici e ka raportuar vetë viktima dhe ai po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.
I dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.
“Fsh. Meqe, Gjakovë 26.12.2023, 13:30. Viktima mashkull Kosovar, i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.