Sot vendoset fati i vulës së partisë, Berisha: S’ka njeri që s’e di që unë jam kreu i PD

by Merita

Në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet sot seanca për vulën e Partisë Demokratike, e ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha ka thirrur protestë.

Ai ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve që janë mbledhur para Gjykatës, në të cilën e ka konsideruar veten si njeriu i vetëm që ka respektin më të madh mbi ligjin.

banner

Këtë protestë, ai e quajti revoltë kundër diktuarës, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Gjykatës së Lartë duke thënë se është e kapur nga kryeministri Edi Rama.

“Revoltë kundër diktaturës, në mbrojtje të vlerave të lirisë, në jetën time unë kam pasur privilegjin që t’i shërbej Shqipërisë me poste më të larta. Ka një arsye pse pas kaq shumë kohësh, nuk kanë gjetur asnjë shkelje sepse unë kam respektuar ligjin dhe vetëm ligjin, unë kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë, se ai respekt është mënyra më e sigurt për garantimin e lirive tuaja. Në këtë aspekt, mund t’ju them se vështirë të gjendet një tjetër të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin. Kjo Gjykatë, vegël e Edi Ramës, që po masakron arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik”, tha Berisha.

Ai shtoi se të gjithë e dinë, që është Berisha në krye të Partisë Demokratike dhe se asnjë gjykatë nuk mund të vendosë ndryshe.

“A ka njeri të lirë sot që të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur kreun e tyre, si lider, Sali Berishës, kjo është e faktuar me 2 palë zgjedhje dhe 3 votëbesimi, me 500 mijë vota, jo më larg se 7 muaj më parë”, shtoi ai.

Një mesazh e pati edhe për Lulzim Bashës.

“A ka njeri që mendon se Lul Brava do bëj opozitë”, përfundoi ish-kryeministri.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy