“225 km/h”, Policia parandalon garat ilegale në autostradë – gjobitë vozitësit dhe ua merr patentë shoferin

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë garat ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Njësitë policore  në këtë autostradë kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik

“Parandalimi i garave të shpejtësisë në autostradë dhe mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë”

Me datën 26.12.2023 Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në kilometrin e 10-të të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”, njësitë policore kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, bëhet e ditur në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy