Pretendimi se Vulin ishte në Kosovë ditën e sulmit në Banjskë, Kurti: Me sa di unë kjo nuk është e vërtetë, ata që pretendojnë le të ofrojnë dëshmitë

by Nexhat

Aleksandar Vulin i cili ka mbajtur pozitën e shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dorëheqje Vulin dha tek pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Këtë akt u pretendua që ai ta ketë bërë pasi qëndroi në veriun e Kosovës, ditëve kur ndodhi sulmi terrorist

banner

E lidhur me këto është pyetur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se nuk është në dijeni për diçka të tillë, nëse Vulin ka qenë para 24 shtatorit në veri

“Unë nuk mund konfirmojë një gjë të tillë, meqenëse për herë të parë p dëgjoj sot”

“….Me sa do di unë kjo nuk është e vërtetë, por në anën tjetër ata që pretendojnë asisoj le të ofrojnë dëshmitë për informacion ndryshe..”, tha kryeministri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy