Erdogan e krahason me Hitlerin, je i fundit për të shitur moral ja kthen Netanyahu

by engel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar deklaratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se ai nuk ndryshon nga “nazisti” Adolf Hitler.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Netanyahu deklaroi se Erdogan është personi i fundit, i cili mund të predikojë moral, shkruan Al Jazeera.

banner

“Erdogan, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë sundimin e tij, është i fundit që mund të na predikojë moralin”, shkroi Netanyahu në platformën X.

Më herët, Erdogan tha se nuk ka “asnjë ndryshim” midis asaj që po bën Netanyahu në Gaza dhe asaj që kreu nazist Adolf Hitler bëri në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy