Mitrovica e Veriut ndan mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në janar

by Nexhat

Komuna e Mitrovicës ka ndarë subvencione për 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.

Gjithashtu nga kjo komunë kanë subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.

Përmes një njoftimi nga komuna kanë bërë të ditur se programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim

Njoftimi i plotë:

Në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes mbështetjes direkte financiare me subvencione, ka ndihmuar qindra qytetarë të Mitrovicës, përfshirë të porsalindurit, qytetarët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe popullatën e prekur nga vërshimet e janarit 2023.

– Zyra e kryetarit Atiq ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.

– Po ashtu kemi subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.

– Janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5300 €.

“Programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike”- thuhet në njoftimin zyrtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy