Me dy golat e shënuara nga Ilkay Gundogan në minutat 37′ dhe 51′ si dhe të Erling Haaland në minuten 39″, Manchester City si mysafirë e mundi Evertonin vendas me rezultat 3-0.
Manchester City e dominoi plotësisht ndeshjen me 64% të posedimit të topit, 670 pasime me saktësi prej 91%.
Me këtë fitore Manchester City e përforcon poziten e parë në Premier League me 85 pikë duke e lënë mbrapa me 4 pikë Arsenalin.
Ilkay Gundogan doli në fushë për Manchester Cityn për herë të 300-të dhe mesfushori gjerman bëri një paraqitje virtuoze për të siguruar tre pikët. Ai shënoi dy gola të shkëlqyer dhe siguroi krosin për goditjen me kokë të Erling Haaland në pjesën e parë.