Arsenal u mposht në Emirates Stadium me rezultat 3 – 0 nga Brighton & Hove Albions në ndeshjen e javës së 36 të Premier Liges Angleze.
Kur më së shumti pritej që t’i përgjigjen fitores së Manchester Cityt ndaj Evertonit, Arsenali si nikoqir e humbi ndeshjen jetike ndaj Brightonit duke i fundosur të gjitha shpresat për të fituar kampionatin e Anglisë sivjet.
Brighton si musafirë shënoi tri herë në porten e Arsenalit me golat e Julio Enciso në minuten 51′, Deniz Undav në minuten 86′ dhe Pervis Estupinjan në minuten 90’+6.
Me këtë ndeshje, Arsenal mbetet në vendin e dytë me 81 pikë, katër pikë më pak se Manchester City e cila ka 85 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Brighton ngjitet në kuaten e 58 pikëve në poziten 6 duke u afruar në zonën e Ligës së Konferencave.