Pas fitores emocionuese të Liverpoolit 4-2 ndaj Newcastle, trajneri Jurgen Klopp humbi unazën e tij të martesës mes festimeve. Por për fatin e tij të mirë, e gjeti shpejt.
Po ecte në fushën e blertë duke festuar për fitoren ne momentin kur unaza e marteses i ra nga gishti.
Ky moment u filmua nga kamerat ndersa reagimi epik i Klopp po bën xhiron e rrjetit.
I stresuar teksa mban gishitin e unazës me dorë, trajneri kërkon ndihmën e asistentëve në fushë dhe më në fund, pas disa minutash tensioni, e gjen unazën.
Klopp falenderoi kameramanin që e ndihmoi në një intervistë për Bein Sports, duke thënë:
“Unë nuk jam i dhënë pas bizhuterive, por kjo është unaza e vetme pa të cilën nuk mund të jetoj. Operatori që e gjeti është heroi im, ai është heroi im i ri për vitin 2024″.