Sulm terrorist?! Autmojetet kaplohen nga zjarri pranë koncertit, disa të vdekur

by engel

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Rochester, New York, gjatë një koncerti të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja po hetohet si akt terrorist. Një automjet tip “SUV Ford” dhe një automjet tip “Mitsubishi” janë përplasur, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur pesë të tjerë.

banner

Policia amerikane dyshon se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm nga një prej shoferëve, si një akt terrorist. Pas shuarjes së flakëve që përfshinë makinën “Mitsubishi”, policia gjeti në brendësi të saj disa bombula gazi që ishin të mbushura.

Shoferi i këtij automjeti kishte lënë më parë në një hotel një shënim ku shprehej se donte të kryente vetëvrasje. Gjithashtu, familjarët e tij kanë deklaruar se ai vuante nga bipolariteti, por kjo nuk është ende e vërtetuar nga një raport mjekësor./Gazeta Shqip

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy