77
Sot në mëngjes, ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa është liruar nga detyra.
Në vendim thuhet se Xhafa nuk ka patur performancë të mirë dhe si pasojë ka ngecur edhe ndërmarrja.
“Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij. I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendim.