Ministri Cameron takon ushtarët Britanik të KFOR-it: I falënderova për forcimin e sigurisë në Kosovë e rajon

by engel

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar trupat britanike të KFOR-it që janë dislokuar në vend.

Cameroni tha se i ka falënderuar trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

banner

“KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën perëndimore”, shkroi Cameron.

Ministri britanik mbrëmë mbërriti në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare këtë vit, ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa gjatë ditës u takua edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy