Vazhdojne reagimet kundër deklaratës së Dojna Memës/ Po Encës pse i dogji?

by Merita

Enca ka reaguar ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila e ftuar në “Oxygen” nga Besim Dina, mes të tjerash foli për jetën e pavërtetë të krijuar në rrjetet sociale.

“Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna.

banner

Më tej, vijoi:“Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse qëllimi në jetë është të jemi të lumtur”.

Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy