Dy komandantë ushtarakë rusë janë vrarë në Ukrainën lindore, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes.
Komandanti Vyacheslav Makarov dhe zëvendës-komandanti Yevgeny Brovko nga një njësi e veçantë u vranë duke u përpjekur të zmbrapsnin sulmet ukrainase në qytetin e sulmuar Bakhmut, ka thënë ministria, shkruan Sky News.
Aty thuhej se Makarov kishte udhëhequr trupat nga vija e frontit dhe se Brovko “vdiq heroikisht, duke pësuar plagë të shumta nga predha”.
Ministria e mbrojtjes rrallë herë njofton vdekjen e pjesëtarëve të komandës ushtarake në njoftimet e saj ditore.
Ajo tha gjithashtu se forcat ukrainase kryen sulme në veri dhe jug të Bakhmut gjatë 24 orëve të fundit, por se ato nuk kishin thyer mbrojtjen ruse.
Yevgeny Prigozhin, kreu i Grupit Wagner i cili ka udhëhequr pjesën më të madhe të përparimit rus në Bakhmut, tha se forcat e tij kishin avancuar deri në 130 metra gjatë 24 orëve të fundit.