Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka thënë se është duke punuar në zhvillimin e politikave si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetar me njohuri bazike të mbrojtjes.
Në një përgjigje për Tëvë 1 të pyetur nëse ende është në agjendë shërbimi ushtarak obligativ kanë thënë se duke parë zhvillimet e fundit të shteteve që kanë për qëllim destabilizimin janë duke punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse
“Duke mare parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizmin ka ndërruar dukshëm duke u bërë më hibrihde por dhe më konvencionale se kurrë, sigurisht konform këtyre rrethanave dhe politikat e Ministrisë së Mbrojtjes janë duke u zhvilluar. Për të mbuluar secilën fushë, si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetarë me njohuri bazike bazike sa i përket mbrojtjes, është duke u punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Kjo ministri ka thënë se duke pasur një shtet fqinj si Serbia me qasje agresive, në fokus ka qenë ngritja e kapacitete të FSK-së
“Gjatë kësaj periudhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur për 195%, gjë që ka mundësuar që pothuajse të dyfishojmë numrin e përgjithshëm të ushtarakëve dhe shumëfishojmë investimet në blerjen e sistemeve më moderne të armatimeve, nga më pak se 4 milionë sa ishte për periudhën 2014-2020, në mbi 200 milionë investime për vetëm tre vite. Dronët Bajraktar janë vetëm njëra nga sistemet që FSK tashmë ka në dispozicion. Prandaj, mund të themi me siguri të plota se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitet të përmbush misionin e saj kushtetues në garantimin e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovë dhe mbrojtjen e territorit të shtetit tonë sovran”, thuhet nga kjo ministri