Dogana sekuestron në Gjakovë pajisje dixhitale në vlerë deri në 10 mijë euro

by engel

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës thuhet se ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Ndër të tjera në njoftim thuhet se vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10 mijë euro.

banner

“Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit. Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik. Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.” – thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy