Blinken takohet me Erdoganin në kohen kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten

by engel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me zyrtarë të lartë turq ku e ka filluar një turne diplomatik që ka për synim shmangien e një lufte më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme dhe mbledhjen e mbështetjes arabe për qeverisjen e pas konfliktit të Gazës.

Diplomati i lartë amerikan u takua sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjatë kohëve të fundit ka lëshuar deklarata të ashpra kundër shtetit të Izraelit dhe Kryeministrit Netanyahu. Lidhur me situaten ne Lindjen e Mesme është diskutuar më herët gjatë ditës edhe me ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

banner

Në këto takime, Blinken “ka theksuar nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit, të sigurojë lirimin e pengjeve, të zgjerojë ndihmën humanitare dhe të zvogëlojë viktimat civile”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mattheë Miller.

Blinken gjithashtu theksoi nevojën për të punuar drejt paqes më të gjerë, të qëndrueshme rajonale që siguron sigurinë e Izraelit dhe përparon krijimin e një shteti palestinez, tha ai.

Blinken dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan në takimin që kanë pasur më herët kishin diskutuar për luftën dhe krizën humanitare në Gaza, plus procesin e Turqisë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë janë të frustruar nga procesi i gjatë, por janë të bindur se Ankaraja do të miratojë së shpejti pranimin e Suedisë pasi fitoi mbështetjen e parlamentit turk muajin e kaluar, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që udhëton me Blinken, duke folur në kushte anonimiteti.

Ligjvënësit amerikanë kanë pezulluar shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi, derisa ajo të nënshkruajë shtimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Suedia, e cila së bashku me Finlandën aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, do të bëhej anëtari i 32-të i aleancës. Finlanda u bashkua vitin e kaluar./Reuters

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy