Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e janarit do të shoqërohet me mot të ftohët dhe me reshje shiu e bore.
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë.
Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
IHMK ka theksuar se temperatura dimërore parashihen në mesin e muajit shkurt dhe dekada e parë e muajit mars, ku gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.