Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023, sfidë kryesore e kanë pasur furnizimin me pasaporta dhe targa. Shkak për këtë kanë qenë ankesat e operatorëve.
Sfidë tjetër në këtë institucion është pensionimi i punëtorëve, paçka po u sjellë telashe sidomos nëpër komuna.
E fajin për vonesat e furnizimit me material, Camaj u’a lë procedurave të prokurimit ndonëse për tri vite e kanë të siguruar materialin.
“Sfidat që u përballëm gjatë vitit 2023, Agjencia e Regjistrimit Civil zakonisht e ka rreth furnizimit për shkak të procedurës të prokurorimit që operatorët ekonomik kanë të drejtë ankese dhe të stërgjatën afatet e furnizimit kështu që zakonisht ARC-ja prej fillimit ka mungesë ose të targave ose të pasaportave por këtë vit e kemi menaxhuar situatën më mirë dhe kemi një kontratë që për tre vite janë të garantuara rreth furnizimit”, u shpreh Camaj.
E kokëçarje ARC-së po u sjellë edhe pensionimi i stafit, sidomos nëpër komuna ku bëhet aplikimi me pasaportë dhe regjistrimi i veturave. Ndërsa imun nuk janë as nga migrimi i punëtorëve por jo në numër të madh.
“Largimi i stafit zakonisht ka ndodhur me pensionim ose në ndërrim të vendit të punës kështu që në ARC nuk janë larguar për migrim jashtë dikund i kemi rreth katër raste por nuk është shifër e madhe mirëpo konkurse nuk kemi pasur dhe stafi ka filluar me dal në pension dhe kemi mungesë sidomos në aplikimin e dokumenteve nëpër komuna për pasaporta dhe regjistrim të automjeteve”, u shpreh ai.