Haradinaj: S’mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023

by Merita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj e ka quajtur të humbur vitin 2023. Sipas tij gjatë këtij viti ka pasur dështime në çdo segment të jetës e të politikës.

Në një shkrim në Facebook, kreu i AAK-së ka thënë se ka pasur regres sa i përket pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë.

banner

“Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023! Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, shkruan Haradinaj.

Ndërsa tha se Qeveria e Kosovës, me pafytyrësinë e saj po mundohet që të gjitha këto dështime, t’i paraqes si suksese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy