Masë paraburgimi prej një muaji i është caktuar politikanit serb, Nikola Sanduloviq nga Gjykata e Lartë në Nish.
Kjo masë e paraburgimit prej 30 ditësh Sanduloviqit i llogaritet nga e premtja e javës së kaluar.
Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare e të intolerancës.
Politikani opozitar serb është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s ditë më parë.
Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.