Kosova përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

by engel

Dy skitarë do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj. Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj do të zhvillohen nga data 19 janar deri më 1 shkurt në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Lirika Deva dhe Klos Vokshi do të përfaqësojnë Kosovën në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh e që të dy janë kualifikuar me normë olimpike. Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.

banner

Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse.

Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy