221
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Siç njofton Policia i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, “Vjedhja e rëndë”, që është raportuar në polici me datën 04.11.2023
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vend-ndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192