Prizren: dy të arrestuar për zjarrvënie dhe dëmtim të instalimeve publike

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook se dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për zjarrvënie dhe dëmtim të instalimeve publike.

Dyshohet se të njëjtit ia kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit.

“Me datën 11.01.2024 sektori i hetimeve të përgjithshme të stacionit policor  në Prizren pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (viti i lindjes 1972) dhe P.M. (viti i lindjes 1984). Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 03.01.2024 në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy