Carys dukej si një supermodele me fustanin e saj chiffon nga Alberta Ferretti teksa e mbante per dore babai i saj, fitues të çmimit Oscar, në Venecia, Itali.
Vajza e Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones dukej si mbretëreshë e Hollivudit në një dasmë në Venecia, Itali, të shtunën, më 13 maj. Carys Zeta Douglas, 20 vjeçe, dukej mahnitese me një fustan te gjelbert ne ngjyre ulliri teksa iu bashkua prindërve të saj për të shijuar gjithë mrekullinë e dasmës së trashëgimtares miliardere të F1 Chloe Stroll dhe snowboarderit australian olimpik Scotty James.
Bukuroshja u pa duke u kapur për dore me ish djaloshin e Wall Street, 78 vjecar, teksa dilnin nga një taksi uji. Michael dukej shumë elegant me një pulovër me jakë V, blu të çelët oxford dhe kaki, ndërsa gruaja e tij e bukur, 53 vjeçe, dukej e adhurueshme me veshjen ngjyrë portokalli të ndezur Michael Costello.