Kërkesa e Kosovës për blerjen e raketave Javelin, sa do t’i blejë dhe me çfarë vlere?

by Merita

Kosova ka bërë zyrtarisht kërkesë për blerjen e sistemit raketor antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shitja e mundshme e këtyre raketave është miratuar nga Departamenti i Shtetit, derisa tash kërkesa i shkon Kongresit Amerikan, prej ku fillon procedura zyrtare. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Qeveria me ShBA’të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

banner

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.

Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Me pas kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë së Departamentit të Shtetit për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se kjo shitje “do të përmirësojë sigurinë e Kosovës dhe do të zhvillojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe në bashkëpunim me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin bazë ushtarak në rajon dhe pa pasoja në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”.

Forca e Sigurisë së Kosovës, konfirmoi të enjten në mbrëmje se qeveria e Kosovës ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje ushtarake përmes programit FMS (Shitjet e Huaja Ushtarake).

“Ministria e Mbrojtjes mbështet Forcën e Sigurisë se Kosovës për t’i ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partnerët strategjikë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës me ShBA-të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales). Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake, duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin”, por dhe sisteme tjera të armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentin e Shtetit dhe Departament të Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike që keni marrë edhe nga ambasadori Hill, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Më herët gjatë ditës së djeshme, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketahedhës antitank Javelin.

Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare.

Në një njoftim, presidenca serbe tha se presidenti Vuçiç shprehu “zhgënjimin e thellë” ndaj kësaj shitjeje të pritshme, por theksoi se se do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

“Për ne është me rëndësi që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në Ballkan”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

Sistemet Javelin për Kosovën do të sigurohen përmes kompanive Lockheed Martin në Orlando të Floridës dhe Raytheon Missiles dhe Defense në Tukson të Arizonës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy