VIDEO/Dua Lipa bën tatuazh në transmetim të drejtpërdrejtë

by Merita

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tashmë një tatuazh të ri që përputhet me atë të prezantuesit të famshëm Seth Meyers, pasi të dy yjet realizuan tatuazhe të ngjashme në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.

Artisti i famshëm i tatuazheve, Bang Bang, ishte prezent për të kryer veprën. Dua e cila ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj, ishte e para që iu fut kësaj procedure. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.

banner

“A dhembin ato?”, pyeti Seth artistin e tatuazheve Bang Bangun.

“Nuk do të ndjesh asgjë”, i tha Bang Bang me shaka.

“Jam shumë e emocionuar! Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.

Kur Dua bëri tatuazh në këmbë, aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie “Seth Meyers”.

“Mbaje këtë nëse ke frikë!”, i tha ai me humor. Bang Bang e pyeti Sethin nëse donte që këngëtarja ta realizonte tatuazhin e tij, një ofertë që ai e refuzoi.

“Nuk i besoj fare Duas”, tha prezantuesi me shaka.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy