Njëri voziti i dehur e tjetri tejkaloi në vijë të plotë, u merren patentat dy shoferëve

by Merita

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.01.2024, në dy raste të ndara u ka shqiptuar nga një gjobë dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, të cilëve veç gjobës u ka hequr edhe patentë shoferët.

Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

banner

Ndërsa, në ora 18:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë tē plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë, ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy