Ylli i njohur i “Onlyfans”, Kortney Klinej prej kohësh është e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, Kristian Obumseli, i cili u gjend i therur në shtëpinë e tij në Majemi.
Së fundmi, një video që është bërë shumë virale në rrjet, shton provat se autorja e kësaj vrasjeje makabër është pikërisht Klinej, e cila gjithashtu është dhe një fanse e madhe e NBA.
Në shkurt të vitit 2022, dy muaj përpara se Obumseli të gjendej i vdekur, ai dhe Klinej ishin në një udhëtim për “Onlyfans” dhe në pamjet e siguruara, ajo shfaqet duke bërtitur dhe duke e goditur disa herë të dashurin e saj, për shkak se ky i fundit po flirtonte me vajza të tjera.
Kjo gjë ka shtuar dyshimet, me Klinej që pritet të marrë dënimin në muajt në vijim, edhe pse ajo vazhdon ta mohojë se e ka kryer këtë krim.