Ndosh edhe kështu: Ja çfarë deklaronte Julian Deda për Big Brother-in disa vite më parë

by Merita

Julian Deda është një prej banorëve “VIP” të edicionit të tretë të Big Brother Albania. Aktori i njohur sot shpreson të garojë për të fituar çmimin e madh, por dikur kishte tjetër mendim për këtë show.

Në një postim të vitit 2015, Juli e quante “Big Brother” si një “reality show”, amoral, asocial, madje dhe të dëmshëm për shoqërinë.

banner

“Oboboo filloi tmerri me emrin BB. Në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli, BB është i dyti. Vendin e parë vazhdojnë ta kenë të tmerrshmet telenovela”, shkruante në atë kohë aktori shkodran.

Por sot, gati tetë vite më pas, duket se koha e gjatë e ka bërë Jul Dedën të ndërrojë mendje, duke u bërë kështu vetë një prej konkurrentëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një postim tjetër po në atë periudhë, Jul Deda madje shkruante se Big Brother “shkatërron parimet e njerëzve”.

“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm qe nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër..”.

Mbetet për t’u parë nëse me lojën e tij, Juli do të arrijë t’i ofrojë publikut parime të larta, vlera pozitive dhe cilësi për t’u admiruar, ashtu siç ai vetë do të dëshironte të shikonte në një spektakël të tillë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy