Arrestohet në ditën më të lumtur të jetës së saj

by Merita

Një vajzë meksikane ka përfunduar pas hekurave në atë që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës së saj.

Me fustanin e nusërisë veshur, Nancy N. U arrestua gjatë një aksioni të udhëhequr nga prokurorët federalë, që çoi në shkatërrimin e një grupi të lidhur me kartelin e njohur të drogës, “La Familia Michoacana”.

banner

Bashkë me nusen, pak para fillimit të ceremonisë u arrestua edhe dhëndri Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”. Të dy akuzohen për grabitje dhe rrëmbim, vepra këto të kryera për llogari të kartelit të drogës.

Policia publikoi edhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nusërie dhe pranga në duar, ndërsa ka zëra se partneri i saj u arratis nga komisariati.

Gjashtë burra të tjerë u arrestuan atë ditë.  Banda akuzohet për dhunë e zhvatje ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy