Të martën në mëngjes ka ndërruar jetë shkrimtari Adem Gashi.
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur i biri i shkrimtarit tashmë të ndjerë, përmes rrjeteve sociale.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.
Adem Gashi, ishte nderuar me Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili iu nda nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ne vitin 2022 .
Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.
Ai ishtë tekst-shkrues i shumë këngëve për dëshmorët e Kosovës. Nder te tjera kishte shkruar vargjet ikonike të këngës: Sërish vjen marsi