Jose Mourinho u shkarkua sot nga drejtuesit e klubit të Romës pas një periudhe të gjatë suksesesh, ku iu la romanistëve në palmaresin e tyre edhe trofeun e parë në histori të Conference League.
Bëhet fjalë për finalen e Conference League që u zhvillua në Tiranë në vitin 2022 mes Romës dhe Feynoord dhe që verdhekuqtë e fituan me rezultatin 1-0.
Në momentin e largimit të Mourinhos nga qendra e skuadrës së Romës kanë qenë disa dhjetëra tifozë të cilët kanë nxituar ta ndalin makinën e tij duke i thënë: ” Faleminderit mister,Tirana do të jetë përgjithmonë”, duke ju referuar kështu finales së madhe europiane të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar dhe të fituar nga skuadra e Mourinho-s.