BQK me rregullore të re, vendos të ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës në vlerë prej 500 euro

by Nexhat

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar sot Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gashme.

Përmes kësaj rregullorje, e cila hyn në fuqi me 1 shkurt, Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro,

“Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy