Avionët luftarakë të Pakistanit sulme hakmarrëse ndaj Iranit

by Merita

Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e 18 janarit ndaj caqeve të supozuara militante në Iranin fqinj. Sipas zyrtarëve lokalë iranianë, në këto sulme janë vrarë katër fëmijë dhe tri gra.

Sulmet në provincën Sistan-Baluçestan vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit sulmoi provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit më 16 janar, duke vrarë dy fëmijë.

banner

“Në orën 4:50 të mëngjesit, disa shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Saravan dhe pas hetimeve, ne gjetëm se Pakistani shënjestroi me raketa një prej fshatrave kufitare të Iranit”, tha zyrtari nga Sistan-Baluçostan, Alireza Marhamati.

“Tri gra dhe katër fëmijë janë vrarë”, tha Marhamati në një prononcim për agjencinë e lajmeve Mehr. Sulmet hakmarrëse ajrore të Pakistanit ndodhën disa orë pasi Islamabadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Irani, në shenjë proteste ndaj sulmit të kryer nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Më 16 janar, Iraku po ashtu tërhoqi të dërguarin në Teheran, pasi disa civilë u vranë gjatë sulmeve raketore të Gardës iraniane në Irbil. Irani ka pretenduar se sulmet e 16 janarit shënjestruan një “seli të spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, dhe caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy