Sfidojnë Lazion, por Inzaghi i “trembet” Milanit: Në kampionat nuk është vetëm Juve

by Merita

Interi është skuadra e momentit në Itali, me zikaltërtit që nesër në orën 20:00 do të tentojnë të mbrojnë trofeun e Superkupës në Ryad. “Djemtë” e Simone Inzaghit do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Lazios, ku kanë detyrim fitoren për të vazhduar rrugën drejt trofeut.

Timonieri i zikaltërve ka theksuar se Interi ka objektiv Superkupën, ndërsa në kampionat nuk kanë rivalë vetëm Juventusin. Sipas tij edhe Milan është po aty për t’iu prishur punë në rrugën drejt titullit.

banner

“Është objektivi i parë i sezonit, ne e kemi fituar në dy vitet e fundit dhe duam ta fitojmë sërish këtë vit. Por si Interi, edhe Napoli, Fiorentina dhe Lazio kanë të njëjtat ambicie.

Të stërvitesh dhe të luash te Interi duhet të jesh mësuar me presionin. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke e ditur që do të përballemi me një ekip që na krijoi vështirësi në ndeshjen e fundit që ne e fituam.

Deklarata e Allegrit? Kam dëgjuar dhe lexuar diçka…. Mendoj se është një dialektikë normale e botës së futbollit, e kam jetuar për shumë vite dhe prandaj e di. Ajo që mund të them është se në kampionat është një duel i bukur mes Interit dhe Juventusit, por nuk do ta harroja Milanin: ata janë vetëm disa pikë larg, me një skuadër të shkëlqyer, që tani po ecën mirë. Mendoj se lufta i përfshin edhe ata”, ka përfunduar Inzaghi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy