Është shtyrë gjykimi ndaj Rifat Canillit i cili akuzohet se kishte kanosur Eroll Pushkollin dhe Kadri Kastratin në gusht të 2019-ës rreth një ndërtimi të një objekti banesor në Prishtinë.
Shtyrja e seancës ka ndodhur shkaku se ka munguar i dëmtuari-dëshmitari, Kadri Kastrati, i cili ka qenë komandant i FSK-së nga nëntori i viti 2012 deri në mars 2015 si dhe ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes në korrik të 2019-ës
Lidhur me mungesën e dëshmitari, gjykatësi Ertan Sejfulla tha se Kadri Kastrati e kishte njoftuar gjykatën përmes e-mailit se nuk ishte mirë me shëndet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje prokurorja Luljeta Bilalli tha se nuk heqin dorë nga dëgjimi i dëshmitarit Kastrati, ku në këto rrethana gjykatësi Sejfulla morri aktvendim dhe seanca e sotme u shty në kohë të pacaktuar.
Ndryshe në këtë seancë ishin të pranishëm i akuzuari Canolli dhe mbrojtësi i tij avokati Blerim Cakolli.
Në këtë aktakuzë me kërkesë për shqiptimit e urdhrit ndëshkimor i akuzuar ka qenë edhe tani i dëmtuari ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati për kanosje ndaj të dëmtuarit Canolli, tani i akuzuar.
Ndryshe në këtë aktakuzë me kërkesë për shqiptimit e urdhrit ndëshkimor i akuzuar ka qenë edhe tani i dëmtuari Kadri Kastrati për kanosje ndaj të dëmtuarit Canolli(tani i akuzuar).
Ndërsa më 4 shkurt 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shqiptuar aktgjykim ndaj dy të pandehurve Kastrati dhe Canolli të cilëve ju kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 300 euro për secilin veç e veç.
Me dënimin e shqiptuar nga gjykata ishte pajtuar i akuzuari ish-komandanti i FSK-së Kastrati ndërsa tani i akuzuari e kishte kundërshtuar dënimin e lartcekur, me ç’rast tani ndaj tij zhvillohet shqyrtimi gjyqësor.
Sipas aktakuzës së ngritur më 3 nëntor 2020 thuhet se i akuzuari Kadri Kastrati me datë 02 mars 2019, në Prishtinë, e ka kanos seriozisht të dëmtuarin Rifat Canollin, nëe atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që kishte me të dëmtuarin Rifat Canollin rreth ndërtimit të një objekti banesor në lagjen e Emshirit, ka shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit dhe deri sa nipi i të dëmtuarit Qerim Canolli i kishte thënë se i dëmtuari Rifat Canolli nuk gjendet në shtëpi, i akuzuari Kastrati i kishte thënë Qerim Canollit: “Thuj Rifatit se nëse del para gazetareve dhe flet për mua diçka, kam me e Zhduk prej faqes së dheut’, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjeni ën e ankthit, frikës dhE pasigurisë.
Me këtë i akuzuari Kastrati ka kryer veprën penale, Kanosja nga neni 181 par. 1 të KPRK-së.
Sipas dispozitivit të dytë të njëjtës aktakuzë i akuzuari Canolli, në fund të muajit gusht të vitit 2019 në Prishtinë, i akuzuari Canolli i ka kanos seriozisht të dëmtuarit Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që kishte me të dëmtuarit rreth ndërtimit të nië obiekti banesor në lagjen e Emshirit, deri sa i akuzuari kishte qenë në kafen ” Kalabria” së bashku me Halil Musën i ka kanosur të dëmtuarit Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin me fjalët: “Kam ardhur nga Zvicra për ta prish nënshtetësinë e Kosovës, se do ti vras gjeneralin Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin, e pastaj do te shkoj t’i dorëzohem Ambasadës së Zvicrës, të cilit do te me dorëzojnë në Zvicër dhe atje nuk do të përgjigjem për veprën qe do ta kryej”‘, me ç ‘rast tek të dëmtuarit Kadri Kastrati dhe Eroll Pushkollin ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë.
Me këtë i akuzuari Canolli ka kryer veprën penale, Kanosja nga neni 181 par. 1 të KPRK-së