Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se sot rreth orës 19:40 kanë pranuar informacionin se një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit.
Pas pranimit të këtij informacioni, Hashani ka treguar se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional.
Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.
“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani